51-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal uji në Vlorë/ Reagon policia
51-vjeçari me iniciale A.K është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë në fshatin Alikok të Vlorës.
Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

