50 vjeçari që u gjetë pa shenja jete është familjar i Adem Grabovcit

Lidhur me rastin se një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Prishtinë,  merret vesh nga burime të saj se viktima është familjar i Adem Grabovcit.

E ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, se viktima i përket moshës 50 vjeçare.

Borovci tutje tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente të vetëvrasjes, por hetimet tanimë kanë nisur mbi vdekjen e tij.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.