50 projekte për komunat e Shkupit, cilat do të marin mbështetje financiare?

Shkup, 28 prill – Sanimi i rrugëve rajonale, ndërtimi, rregullimi, rekonstruktimi dhe konservimi në një pjesë nga kalldërma në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, furnizimi me automjet të zjarrfikësve, janë vetëm disa nga projektet që po shqyrtohen sot, në sesionin e dytë të Forumit që është nën organizimi të Qendrës për Zhvillim e Rajonit Planifikues të Shkupit.

Para pjesëmarrësve në sesionin gjithnjë e më shumë projekte nga fusha sociale, si projekte dhe nga fusha e mbrojtja së mjedisit jetësor.

“Sot qytetarët do të vendosin se cilat nga projektet janë proritet dhe që duhet të financohen në vitin 2022. Buxheti është rreth 50 milion denarë prej të cilave 30 milion janë ërmes Programit të Qeverisë për Rajonin Planifikues të Shkupit, ndërsa 20 milion janë siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë zvicerane”, deklaroi shefi i Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planifikues të Shkupit.

Sipas tij, nga sesioni i tretë i Forumit kanë dalë rreth 50 propozim-ide që ndërkohë janë evoluar në projekte.

Rajonin Planifikues të Shkupit r përbëjnë 17 komuna dhe Qyteti i Shkupit.

Në sesion marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe biznesmen.