5 mijë lekë bonus për pensionistët, shpërblimi do të tërhiqet me pensionin e dhjetorit
Mbi 65 mijë pensionistë në Qarkun e Korçës pritet të përfitojnë shpërblimin e fund vitit nga Qeveria Shqiptare në vlerën e 5 mijë lekëve.
Specialisti Riza Ashimi bën me dije se gjithë dokumentacioni tashmë është gati ndërsa janë në pritje të VKM-së i cili do të përcaktojë se kur do të nisë shpërndarja.
Ashimi shpjegon se janë disa kategori pensionistësh që do të përfitojnë këtë shpërblim. Ndërkohë pensionistët janë në pritje të këtij shpërblimi.

