484 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

Sipas institutit, deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216”, thuhet në njoftim./kp/