46-vjeçari godet me kosore bashkëfshatarin
Një 39-vjeçar në Krujë është goditur me kosore nga bashkëfshatari. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 46-vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

