41 sanksione për autobusët që kryejnë transport të nxënësve

Shkup, 3 shkurt – Gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit është zbatuar aksion për kontrollimin e automjeteve që kryejnë transport të nxënësve, informon Zhurnal.

Gjatë këtij aksioni, janë konstatuar 41 shkelje të këtij lloji.

Kontrollet për rritjen e sigurisë të autobusëve që transportojnë nxënësit nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

MPB apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e komunikacionit./Zhurnal.mk