40-vjeçari vdes rrugës për në spital, bashkëshortja e plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kukës, ku një person ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në autostradën Morinë-Kukës, pranë fshatit Morinë, ku një automjet ku udhëtonin dy bashkëshortë, është përplasur me trafikndarësen, pasi 40-vjeçari që e drejtonte ka humbur kontrollin.
Të dy bashkëshortët kanë marrë lëndime, ndërsa janë nisur menjëherë për në spital, por 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

