381 raste të reja me Covid, 6 të vdekur dhe 775 të shëruar

Shkup, 24 gusht – Nga 1.131 teste të bëra në 24 orët e fundit, janë regjistruar 381 raste të reja me KOVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 80 janë reinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona, ndërsa sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me KOVID-19 nga “Termi Im”, në mënyrë shtesë janë evidentuar edhe katër persona të vdekur me datë vdekje nga 18 deri më 21 gusht.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, 173 nga të sapodiagnostikuarit janë nga Shkupi, nga Manastiri 36, nga Prilepi 24, nga Kavadari 16, Kumanova dhe Gjevgjelia kanë nga 15 raste të reja, Koçani 10, Velesi dhe Ohri nga nëntë, Strumica 8, Gostivari dhe Shtipi nga shtatë, Radovishi dhe Dellçeva nga gjashtë, Kërçova, Negotina dhe Berova nga pesë, Tetova dhe Vallandova nga katër, Sveti Nikolla tre, Resnja, Kriva Palanka, Dibra, Krusheva dhe Demir Kapia nga dy dhe nga një i sapoinfektuar është regjistruar në Strugë, Vinicë, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy persona të vdekur nga Shkupi (58) dhe Ohri (67), të cilët vdekur në kushte spitalore. Përmes Regjistrit nga “Termi Im”, nga 18 deri më 21 gusht, kanë vdekur katër persona nga Shkupi (62), Koçani (73), Sveti Nikolla (86) dhe Resnja (64). Dy persona kanë vdekur në kushte spitalore dhe dy në në kushte shtëpiake.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 775 pacientë të shëruar: Shkup 229, Manastir 72, Prilep 66, Dellçevë 42, Kumanovë dhe Tetovë nga 30, Veles dhe Strumicë nga 29, Radovish 26, Kavadar 23, Gostivar 21, Shtip 20, Krushevë 17, Ohër 16, Koçan dhe Negotinë kanë nga 15 të shëruar, Kërçovë 14, Kriva Pallankë 13, Gjevgjeli 10, Bogdanc tetë, Berovë, Vallandovë, Strugë dhe Vinicë nga shtatë, Resnjë, Pehçevë dhe Demir Hisar nga pesë, Dibër dhe Makedonski Brod nga dy dhe Sveti Nikollë, Makedonska Kamenicë dhe Probishtip nga një të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 338 929 nga 2 145 675 teste të bëra. Janë shëruar 326 990, kanë vdekur 9461, ndërsa numri i rasteve aktive është 2478.