310 raste të reja me Covid, 6 viktima dhe 355 të shëruar

Shkup, 29 mars – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 310 raste të reja me Covid dhe atë nga 2776 testime, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 180 raste, në Manastir 29, Prilep 21, Ohër 14, Kumanovë 10, KAvadar, Veles dhe Dellçevë nga 9, Gostivar 4, Tetovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Krushevë nga 3, Strumicë, Koçan dhe Probishtip nga 2, Shtip, Strugë, Resnje, Radovish, Dibër, Vallandovë dhe Kratovë nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar 355 pacientë të shëruar ndërsa kanë ndëruar jetë 6 pacientë. Të ndjerët ishin të moshës nga 54 deri 77 vjeç.

Rastet aktive për momentin shënojnë 1782./Zhurnal.mk