291 shoferë të dënuar për tejkalim të shpejtësisë
Shkup, 5 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 291 shoferë
Siç kumtoi sot MPB-ja, prej tyre 13 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 192 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 99 jashtë vendeve të banimit
Nga MPB-ja informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. dhe u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

