28 shtatori, dita ndërkombëtare e boshnjakëve, ditë jo pune për të gjithë boshnjakët në RMV

Shkup, 26 shtator – Dita ndërkombëtare e boshnjakëve, 28 Shtatori (e mërkurë), është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Ministria, qytetarëve pjesëtarë të komunitetit boshnjak ua urojnë Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve.