25 vjeçari nga Shkupi shet motrën për 3000 euro në Serbi, arrestohen katër persona

Shkup, 9 shtator – Njësiti për krim të organizuar deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, më datën 7 shtator ka ngritur kallëzim penal nga 25 vjeçari S.Sh nga Shkupi, si dhe 46 vjeçarin F.A dhe 51 vjeçarin M.B 51 vjeç nga Serbia si dhe 49 vjeçarin B.A nga Shkupi përshkak dyshimeve për veprën penale “tregëti me fëmijë” e dënueshme sipas nenit 418 paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi Penal.

I denoncuari i parë, S.Sh, vëlla i vajzës viktimë, përshkak interesit finansiar, për 3000 euro ka dakorduar martesë të dhunshme të motrës së tij të mitur me një person nga Serbia, prindër të të cilit janë F.A dhe M.B. I denoncuari i katërt B.A nga Shkupi ka patur rolin e ndërmjetësuesit mes S.Sh, F.A dhe M.B për një shpërblim prej 200 eurove. Të katër personat janë arrestuar ndërsa nga gjykatësi u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./Zhurnal.mk