22 Prilli – Dita Botërore e Planetit Tokë / Mexhiti: Çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!

Shkup, 22 prill – Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, njëherit edhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, për ditën botërore të planetit Tokë, ka dhënë mesazhe të qarta se ai si ministër do të kujdeset për – Mbrojtja e rreptë e burimeve natyrore, – Lufta kundër ndotjes, – Teknologjitë moderne të gjelbra, – Mbështetje për edukimin mjedisor dhe efiçencën e energjisë, – Përfshirja e komunave dhe e çdo qytetari në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm, përcjell Zhurnal.mk
“Planeti nuk na takon neve – ai na është besuar dhe ne duhet ta mbrojmë atë, të gjithë së bashku, për të krijuar një TË ARDHME QË VLEN!
Dita e sotme, e cila ndërkombëtarisht festohet si Dita Botërore e Tokës, nuk është vetëm një kujtesë simbolike se jetojmë në një nga planetët më të bukur, por edhe më të brishtë në univers. Është gjithashtu një thirrje për të zgjuar ndërgjegjen tonë, vetëdijen tonë, përgjegjësinë tonë dhe kapacitetin tonë për transformim.
Jemi dëshmitarë të faktit se jetojmë në një kohë kur pasojat e pakujdesisë njerëzore janë të dukshme dhe ndonjëherë “të vijëzuara” nga ekstremet klimatike gjithnjë e më të shpeshta. Por pikërisht për këtë, ne jetojmë në një kohë kur çdo vendim i drejtë, çdo park i mbrojtur, çdo metër katror i gjelbër – nënkupton të ardhmen! NJË TË ARDHME QË VLEN!
Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, besoj se ndryshimi fillon me lidership, por realizohet me veprim kolektiv. Sot ne rikonfirmojmë fokusin tonë në:
- Mbrojtja e rreptë e burimeve natyrore
- Lufta kundër ndotjes
- Teknologjitë moderne të gjelbra
- Mbështetje për edukimin mjedisor dhe efiçencën e energjisë
- Përfshirja e komunave dhe e çdo qytetari në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm
Nuk kemi një shans të dytë. Por ne kemi një zgjedhje – çdo ditë, me çdo vendim!
Nëse duam ta lëmë Tokën si një trashëgimi QË VLEN, ne duhet të fillojmë të veprojmë si kujdestarë të saj. Sot, në Ditën e Tokës, ne e nënshkruajmë atë zotim – në emër të së ardhmes.”, ka shkruar Mexhiti në rrjetin social facebook.