21 vite nga vdekja e Komandant Rokit, Ahmeti: Kjo ditë, shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri

Shkup, 2 Gusht – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar 21 vjetorin e rënies heroike të Rahim Beqirit i njohur si Komandant Roki.

Data 2 gusht e vitit 2001 shënon ngritjen e forcimin e idealit për liri e aspiratën për zhvillim tek të gjithë që ishin rreshtuar në linjën e parë të frontit.

Sot, 21 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant “ROKI”.

Kujtimi për veprën e tij dhe të dëshmorëve tjerë është përjetësuar në të arriturat kombëtare që u realizuan falë sakrificës dhe martirizimit të më të mirëve tanë.

Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, qoftë udhërrëfyes për punë të mira dhe shtetndërtim. Lavdi veprës së dëshmorëve të kombit.

https://www.facebook.com/photo?fbid=596815405145919&set=a.465898708237590