21 raste të reja me Covid, vdes 1 pacient ndërsa shërohen 89
Shkup, 26 prill – Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 893 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 15 raste të reja, në Manastir 3, Kavadar, Kërçovë dhe Vinicë nga 1.
Ndërkohë janë shëruar gjithsej 89 pacientë të infektuar ndërsa ka vdekur vetëm 1. Bëhet fjalë për një pacient 72 vjeçar nga Prilepi.
Rastet aktive për momentin në Maqedoni shënojnë 561./Zhurnal.mk

