209 shoferë të sanksionuar në Shkup
Shkup, 18 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduat me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 sanksione, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet e tri gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve, tetë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Janë shqiptuar edhe dhjetë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për shoferët e motoçikletave, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër masa ndaj shoferëve fillestarë, shtatë masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregulltë…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.

