2016 raste aktive me Covid, shteti me aksion për vaksinim

Shkup, 20 mars – 2016 raste aktive për momentin janë në Maqedoni. 1087 prej tyre janë në Shkup, ndërsa numra tre shifror ka edhe në Prilep 144, Manastir 129. Javën e kaluar Shtabi i Krizës pranoi propozimet e reja të KSIsë ndërsa Qeveria i miratoi, informon Zhurnal.

Komisioni propozoi që nxënësit e shkollave fillore të lirohet nga mbajtja e maskave, ndërsa arsimtarët jo.

Përskaj kësaj, KSI propozoi edhe të rritet numri i personave prezent nëpër objekte të mbyllura sikurse opera, teatro, kinema etj. Kjo rritje parasheh nga 50% në 75%. Masa tjetër e propozuar është të hiqen certifikatat e vaksinës në ato kafene ku ka hapësira të hapura.

Nga KSI njoftuan se masat do të lehtësohen apo shtërngohen në varësi nga gjendja epidemiologjike.

Nga nesër fillon karvani i vaksinimit i cili deri më 3 prill do të kalojë në 14 komuna dhe vendbanime dhe atë në: Shuto Orizare, Kratovë, Radovish, Strumicë, Novo Sellë, Shkup (para EAST GATE), Kumanovë, Mateç, Haraçinë, Çuçer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë (Vrapçisht), Kërçovë dhe në Strugë.

Përskaj karvanit, qytetarët kanë mundësinë të vaksinohen edhe nëpër shtëpitë shëndetësore në shtet.//Zhurnal.mk