20 vjet burg për babain që mbyti foshnjen 3 muajshe, ai pyeti se kush do të kujdeset për fëmijët e tjerë

Shkup, 1 shkurt – Suad Bajram (45) nga Shkupi, i akuzuar se ka mbytur foshnjën e tij tre muajsh, ka marë dënim me burg prej 20 viteve. Gjykata Penale sot e shpalli atë fajtor për veprën penale vrasje gjatë dhunës familjare. Bajram e pranoi veprën ndërsa para gjykatësve shprehu keqardhje për atë çfarë ka bërë, informon Zhurnal.

Por sot pas shqiptimit të dënimit, është shprehur i habitur sepse ka pritur dënim më të ulët, sepse siç thotë, tani nuk ka kush kujdeset për tre fëmijët e tjerë.

Në gjykatë i pyetur nëse ka diçka për të thënë, ai nuk ka patur çfarë të shtojë, por më korridor është ankuar te avokatja e tij se 20 vite për veprën e kryer janë shumë, ndërsa ka pritur që të dënohet me dënim më të ulët, së paku me 15 vite.

Pas shqiptimit të dënimit, është pranuar kërkesa e prokurores Marija Demirova Panajotova që i njejti të mbahet në paraburgim derisa aktvendimi të hyjë në fuqi./Zhurnal.mk