20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në burg burgun e Torre del Gallo-s. Mediat italiane shkruajnë se viktima i identifikuar si Aldo Latifaj, është mbytur me një çarçaf në qelinë e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas mediave vendase kjo është vetëvrasja e gjashtë që ndodhi vitin e fundit brenda burgut Torre del Gallo.
Policët e burgjeve hapën një hetim dhe i dërguan një kallëzim magjistratit në detyrë pranë Prokurorisë Publike të Pavias. Është urdhëruar një autopsi e cila do të duhet të zbardhë shkaqet e vdekjes të 20-vjeçarit.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00, në një departament të ri në Torre del Gallo.

