196 gjoba për shoferët në Shkup, 66 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 gjoba, nga të cilat 66 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tetë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 masa për drejtim të paligjshëm, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.