195 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi kontroll të përforcuar të veprimi në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 195 shoferë.

Siç informojnë nga MPB-ja, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë. Me këtë rast, 100 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 95 jashtë vendit të banuar.