191 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme, MPB ka kryer kontrolle në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e veturave që lëvizin mbi shpejtësinë e lejuar, me çka janë gjobitur 191 shoferë, informon Zhurnal.

Prej tyre, 10 vetura kanë lëvizur 50km/h mbi të lejuarën ndërsa vetëm një ka lëvizur madje 70km/h mbi të lejuarën.

MPB bën apel për të kontrolluar shpejtësinë dhe të respektohen shenjat e komunikacionit. Këto kontrolle, siç bëjnë të ditur nga MPB, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Zhurnal.mk