19-vjeçari shqiptar mbytet në det në Itali
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vdekur në det, në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e zonës së Galipolit.
Shqiptari raportohet se kishte shkuar për pushime në Salento.
Disa pushues ishin ata që e dhanë alarmin lidhur me rastin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.
Sipas mediave italiane. ngjarja ka ndodhur teksa i riu kishte hyrë për ta ndihmuar të dashurën e cila po tregonte vështirësi, shkaku i rrymave detare.

