13 shtetas të Maqedonisë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë në Ambasadë (Video)
Shkup, 23 shkurt – Nga qindra qytetarë të Maqedonisë që gjenden në Ukrainë, deri tani vetëm 13 prej tyre kanë kërkuar nga ambasada e Maqedonisë në Kiev. Një qytetar është në Lugansk, por edhe ai është në vend të sigurtë.
Për këto na informon ambasadori i Maqedonisë së veriut në Ukrainë, Krum Efremov, përcjellë Zhurnal.
Ambasadori apelon që kujtdo që i nevojitet ndihmë, të drejtohet te ambasada.
Ai shton se gjendja në Ukrainë tani është e qetë, dhe ka apel nga autoritetet që të zgjidhet problemi në mënyrë diplomatike.//Zhurnal.mk