119 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë

Shkup, 27 janar – Në aksionet e kontrollit të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjete që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 119 shoferë.

Siç njoftoi MPB-ja, nga të sanksionuarit, pesë automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 56 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 63 jashtë vendbanimit.

Nga MPB-ja theksojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat që bashkërisht të kontribuohet për rrugë më të sigurta.