11 qytetarë të infektuar dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covdi19 për 24 orët e fundit, ku pas 423 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid19 11 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 ndërsa janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.