11 fëmijë përfitojnë bonusin e bebes në ditën e parë të Vitit të Ri

Kryeministri Rama ka uruar këtë mëngjes qytetarët teksa bën me dije se 11 fëmijët që erdhën në jetë ditën e parë të Vitit të Ri kanë përfituar bonusin e bebes. Rama shton se programi i cili mbështeti 42.060 fëmijë gjatë vitit që lamë pas, do të vijojë të funksionojë.

Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështeten 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, shprehet kryeministri.