105 raste të reja me Covid

Shkup, 29 shtator – Nga 735 teste të bëra në 24 orët e fundit janë regjistruar 105 raste të reja me KOVID-19, nga të cilët 22 janë riinfeksione, janë shëruar 49 pacientë, nuk ka të vdekur, informon Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me të dhënat nga Instituti për shëndet publik.

Nëpër qytete nga rastet e reja në Shkup ka 78, Manastir – 9, Prilep – 3, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Ohër, Strumicë dhe Shtip – nga 2, Kërçovë, Berovë dhe Kratovë – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.168.892 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 342.880, numri i pacientëve të shëruar është 332.855, numri i të vdekurve është 9.534, ndërsa numri i rasteve aktive është 491.