1 viktimë dhe 133 raste të reja me Covid, rastet aktive vetëm edhe 801

Shkup, 19 prill – Në 24 orët e fundit janë bërë 1833 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja, informon Zhurnal.

Në Shkup janë regjistruar 78 raste të reja, më pas në Manastir 16, Veles 14, Tetovë 6, Prilep dhe Ohër nga 3, Kavadar, Strumicë dhe Berovë nga 2 ndërsa në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Negotinë, Radovish, Dellçevë dhe Radovish nga 1.

Është regjistruar një pacient i vdekur nga Struga.

Nga ana tjetër janë regjistruar 156 pacientë të shëruar.

Ndryshe deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 308,752 persona ndërsa 298,688 janë shëruar. 9263 kanë vdekur ndërsa rastet aktive shënojnë 801 të infektuar./Zhurnal.mk