1 viktimë, 86 raste të reja me Covid dhe 105 të shëruar
Në 24 orët e fundit janë bërë 2359 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar vetëm 86 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 46 raste, në Manastir 23, Prilep dhe Gostivar nga 4, Kumanovë, Kavadar dhe Veles nga 2, ndërsa në Strumicë, Kërçovë dhe Vinicë nga 1.
Ndërkohë janë shëruar 105 pacientë dhe ka ndëruar jetë vetëm një. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga Manastiri.
Rastet aktive tani shënojnë 782./Zhurnal.mk

