1 viktimë, 18 raste të reja dhe 231 të shëruar

Shkup, 18 prill – Në 24 orët e fundit nga 684 testime për Covid, janë regjistruar vetëm 18 raste të reja pozitive. Bëhet fjalë për 16 pacientë nga Shkupi dhe 2 nga Manastiri, informon Zhurnal.

Ndërkohë janë shëruar 231 pacientë ndërsa ka vdekur vetëm një. Bëhet fjalë për një pacient 86 vjeçar nga Strumica.

Rastet aktive për momentin shënojnë 826./Zhurnal.mk