Zyrtari serb s’ka fare dyshim: Vuçiq mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Trifunoviq, bashkë me rreth 20 aktivistë të kësaj organizate ishte pjesëmarrës në performancën e tyre në sheshin para Kuvendit të Serbisë ku po shënonin 1 mijë vija të kuqe që simbolizojnë ditët prej vrasjes së liderit opozitar serb Oliver Ivanoviq.

Kryetari i Nisma Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të 2018’s në Mitrovicën e Veriut nga doras ende të panjohur. Prokuroria Speciale e Kosovës ka emëruar disa të dyshuar për vrasjen e tij, mes tyre nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.

“Unë e kam të qartë një gjë, e ajo është se pushteti që kreu fushatën dhe kishte nxitur kundër Oliver Ivanoviqit, pra Aleksandar Vuçiq, Ana Brnabiq, Marko Djuriq, i gjithë ekipi që hidhte gurë e dru, me muaj e muaj i kishte vizatuar cak në ballë, e pastaj e qanin mbi varrin e tij, siç ndodhë në tragjeditë e mëdha, e ky pushtet tani heshtë për tre vite” tha Trifunoviq.

“Hapur ju a them, s’kam asnjë dyshim se Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Trifgunoviq për portalin serb Nova.

A ka lëvizur gjë diçka- jo konstatoi Trifunoviq.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të shtrohet pyetja se kush e kreu vrasjen dhe pse e bënë.

“Pasi nesër mund të jini ju, mund të jem unë, ndoshta të gjithë ne, e kur të vjen për ne nuk do të mbetet askush për të pyetur. Të ndryshojmë diçka në shoqërinë tonë duhet vazhdimisht të shtrojmë pyetje të caktuara, për shembull – kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”, tha ai.