Zyrtare: UEFA anuloi një ndeshje të Ligës së Kampionëve për shkak të KOVID-19

Nion, 11 gusht 2020 (MEDIAL) – Shtabi Evropian i Futbollit edhe zyrtarisht bëri të ditur se ndeshja mes Linfildit dhe KF Drita është anuluar për shkak të një testi pozitiv për virus korona.

Ndeshja mes dy ekipeve është preliminare për hyrje në fazën e eliminimit në turneun, ndërsa ndeshja duhet të luhej më sonte në Nion të Zvicrës.

Kjo vijoi pasi një lojtar i Dritës të hënën u testua dhe rezultoi pozitiv në virusin korona, edhe pse ai doli negativ në testin më 7 gusht.

E gjithë përbërja e ekipit të Kosovës ishte testuar para se të shkonte për Zvicër.

UEFA, gjithashtu, sipas gjitha gjasave do ta përjashtojë kampionin e Kosovës nga turneu për sezonin 2020/2021, edhe pse formati i këtij viti nuk ka përfunduar. fc/

 

Таг