Zyrtare: Klubi i Superligës ndërron status, kalon në shoqëri aksionare

në kategorine Sport

Pas FC Prishtinës, edhe klubi i futbollit Ferizaj ka kaluar në statusin e shoqërisë aksionare

Klubi
i futbollit Ferizaj e ka ndërruar statusin sot, shkruan Gazeta Express.

Klubi
kosovar i IPKO Superligës së Kosovës në futboll e ka dhënë lajmin e madh për
ferizajasit përmes rrjeteve sociale.

Zyrtare:
klubi ynë është ne shoqeri Aksionare. Sot, zyrtarisht morëm çertifikatën e
biznesit për klubin tonë KF. Ferizaj e cila edhe zyrtarishte ështe pjes
shoqeris Aksionare. Urime Ferizaj”, ka shkruar klubi kosovar.


fundmi, Ferizaj ra në duar të biznesmenëve anglezë, të cilët dëshirojnë të
investojnë në futbollin kosovar, duke e bërë këtë klub me pamje evropiane.

Vite më parë, edhe FC Prishtina kishte kaluar në shoqëri aksionare. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.