Zyrtare: FIFA dënon Manchester Cityn

në kategorine Sport

Manchester City i është shmangur ndalesës për
transfere për thyerjen e rregullave në nënshkrimin e lojtarëve të rinj – por është
dënuar më 340 mij funte

Gjigantët nga Etihad është pritur që të dënohet
njëjtë sikurse Chelsea, të cilëve nuk iu lejua që të nënshkruajnë me lojtarë të
rinj deri në korrikun e 2020.

Blutë po ashtu kishin thyer rregullën e
transferëve për transferin e “minorenëve”, por City ka shpëtuar dhe do të
paguajëq vetëm 340 mijë funte.

Në fillim të këtij viti, një burim nga FIFA i
kishte thënë SunSport se ka mundësi që City të dënohet nga FIFA si Chelsea.

“Ne jemi duke hetuar Cityn për një kohë të
gjatë. Ne presim që të bëhet një paralajmërim shumë shpejt për City”, ka thënë
ky burim.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.