Zyrtare: Arsenali blindon katër lojtarë të skuadrës

Arsennali ka konfirmuar se David Luiz, Pablo Mari dhe Cedric Soarez kanë vazhduar kontrata, derisa edhe Dani Ceballos ka pranuar që të jetë pjesë e skuadrës deri në përfundim të këtij edicioni.

Mbrojtësi brazilian që u transferuar te The Gunners nga Chelsea ka vazhduar kontratën edhe për një vit, ndërsa braziliani dhe portugeze do t’u bashkohen me fillim të edicionit të ri.

Drejtori teknik Edu u shpreh: “Jam vërtet i lumtur që do të kemi këta lojtarë në skuadrën tonë për të ardhmen. Ata kanë qenë pjesë e planit teknik afatgjatë që Mikel (Arteta) dhe unë e kemi zhvilluar. Ata sjellin ekuilibrin e duhur për skuadrën tonë”