Zv ministri i Kosovës që korrë vetë arat me grurë: Me këmbë të mbarë filluam sot korrje-shirjet

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, i cili është gjithashtu një biznesmen i njohur nga Istogu, ka njoftuar se ka filluar korrjen e arave me grurë.

Dreshaj ka qindra hektarë grurë të mbjellur të cilat i kultivon me familje.Dreshaj ka drejtuar vet auto-kombajnën duke filluar fushatën e korrje-shirjeve.

“Me këmbë të mbarë filluam sot korrje-shirjet në arat tona. Drejtova auto kombajnën në disa hektarë korrje me zellin e kënaqësinë më të madhe”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Me këmbë të mbarë filluam sot korrje-shirjet në arat tona. Drejtova auto kombajnën në disa hektarë korrje me zellin e kënaqësinë më të madhe.

Motivi për punë është i madh kur puna e bërë që disa muaj po paguan me sasi të bollshme të grurit.

Kosovës asnjëherë më shumë se tani nuk i është nevojitur gruri.

Uroj që të gjithë bujqit në vend të kenë bereqet në korrjet e tyre.

Me punimin e tokës ndihmojmë vetveten, shtetin dhe të ardhmen. Bujqësia duhet të jetë motor i ekonomisë në vendin tonë, andaj ta kultivojmë së bashku.