Zjarre aktive në rajonin e Manastirit, Strumicës, Kumanovës dhe Shtipit

Shkup, 5 gusht – Zjarre aktive ka në rajonin e Manastirit, Strumicës, Kumanovës dhe Shtipit. Në shuarjen e tyre nga orët e hershme të mëngjesit marrin pjesë zjarrfikësit, pjesëtarët e Armatës, ndërsa në vende të caktuara një pjesë e ekipeve nga Bullgaria, si dhe popullata vendore, publikuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive, sipas gjendjes deri në orën 8 të mëngjesit së sotëm, ka në rajonin e Manastirit. Më saktë, në territorin e ELS Prilep ka dy zjarre aktive në ambient të hapur edhe atë në atarin e fshatit Dren-Smolanë ku digjet bari i thatë dhe pylli dhe është në afërsi të objekteve.

Zjarri i cili filloi më 2 gusht në atarin Toplicë është zgjeruar në ataret e fshatrave Rakle dhe Nikodin. Digjet bari i thatë, ndërsa në zonat më të larta edhe pylli i dendur.


Nga QMK-ja informuan se në të dyja zjarret nga orët e hershme të mëngjesit në shuarjen marrin pjesë nëntë zjarrfikës me automjete 4 KZ dhe 28 pjesëtarë të ARM-së dhe të punësuar nga “Cërn Bor” – Prilep.


Lidhur me rajonin e Strumicës, atje në mëngjesin e sotëm në zjarrin afër Poganës kanë dalë dy automjete KZ nga NJTKZ Vallandovë me shtatë zjarrfikës. 14 nga EP Sallanxhak-Vallandovë, 30 pjesëtarë të ARMV, DMSH Vallandovë 7, EVN me shtatë të punësuar, një cisternë për ujë dhe në automjet terrenik, nga REK Bitola dhe shoqata nga Manastiri nëntë persona gjithashtu kanë dalë 13 të punësuar nga FEP Kozhuv.


Në rajonin e Kumanovës është aktiv zjarri në fshatin Murgash, Digjet bari i thatë dhe i njëjti mund të zgjerohet në drejtim të shtëpive.


Për zjarrin janë njoftuar NJTKZ Kumanovë, DMSH Kumanovë dhe Komuna Kumanovë. Për momentin zjarre akzive ka në fshatrat Dovozenc, Jaçincë e Epërme dhe Gradishtë, ndërsa informacionet janë marrë nga NJTKZ Kumanovë ekipet e të cilave janë në terren.


Në Komunën e Kratovës zjarri në fshatin Konjuh ende është aktiv në terren të paarritshëm. Në terren janë NJTKZ Kratovë me një automjet, tre zjarrfikës dhe katër të punësuar në Ekonominë Pyjore.


Në rajonin e Shtipit, zjarri përgjatë fshatit Kostin Doll – Novosellë prej mbrëmë sërish është aktiv. Në terren janë ekipet e NJTKZ-Koçan, EP Osogovë, Ekonomia e Ujërave dhe MBPEU.


Zjarri afër fshatit Istevniku i Vjetër ende është aktiv. Nga orët e hershme të mëngjesit në terren janë sistemuar ekipe të ARMV, DMK, DMSH, PN, NP, një pjesë e ekipit nga Bullgaria si dhe popullata vendore. Vetëm nga ARMV ka 200 njerëz. Ekipi Zjarrfikës nga Koçani.