Zjarr në Leshkë të Tetovës

Tetovë, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Zjarri ka përfshirë rreth 200 metra katror te varrezat ortodokse në Leshok të Tetovës sot pas orës 12. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, informon policia e Tetovës.

“Është djegur sipërfaqe prej rreth 2000 metrash katror me barrë të thatë, shkurre dhe mbeturina. Me intervenimin e njësisë zjarrfikëse të Tetovës zjarri është vendosur nën kontroll dhe është lokalizuar”, informon Marian Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga policia e Tetovës apelojnë deri te qytetarët për kujdes më të madh nga shpërthimi i zjarreve duke pasur parasysh motin e ngrohtë. Në fillim të korrikut zjarr të ngjashëm nga bari i thatë ka pasur edhe në afërsi të fshatit Vollkovi. as/sn/