Zjarr i madh në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish në afërsi të liqenit artificial të Mantovës
Shkup, 21 gusht – Një zjarr i madh shpërtheu sot rreth orës 14:00 në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish afër kilometrit të njëzetë dhe liqenit artificial Mantovë.
Siç kumtoi QMK, janë përfshirë rreth 15-20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.
Zjarri në një pjesë ka depërtuar edhe në pyll të përzier vështirë të kalueshëm.
Për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pyllin cilësor, është angazhuar edhe një helikopter i MPB-së.