Zidane: Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se të gjithë mund të flasin çfarë të duan, por ai nuk do të përfshihet në opinionet për VAR-in.

Disa zëra në ligën spanjolle kanë thënë se Real Madridi është duke u favorizuar nga VAR-i, por Zidane nuk ka asgjë për t’iu thënë atyre.

Madje, edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, kishte thënë se Reali është duke u favorizuar nga gjyqtarët.

“Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan dhe unë nuk dua të përfshihem me opinionet e njerëzve të tjerë”, ka thënë Zidane.

“Ne po japim gjithçka tonën dhe jemi duke bërë shumë çdo ditë”, shtoi ai.