Zidane: E kam vetëm një frikë, se fëmijët e mi do të shndërrohen në idiotë të vegjël

Gazetari francez, Frederic Hermel, e ka zbuluar një numër të madh anekdotash nga koha e gjatë që e ka shpenzuar me Zinedine Zidane.

Hermel ka raportuar për çdo lëvizje të Zidanit pas kalimit të tij në Real Madrid më 2001 dhe tani e ka shkruar një libër për trajnerin e tanishëm të të bardhëve.

Në mesin e tregimeve të shumta interesante, Hermel e tregon një bisedë personale që e kishte pasur me Zidanin në aeroplan.

“Një anekdotë, të cilën ai ma tregoi kur isha me të dhe me Alfredo Di Stefanon pas ceremonisë së Topit të Artë, më la gojëhapur”, shkruhet në librin e Hermel, me titullin “Zidane”.

“Ne folëm për jetën dhe ai më tha: ‘E kam një druajtje.. se fëmijët e mi do të shndërrohen në idiotë të vegjël’. E pashë frikën e një babai super të famshëm i cili donte t’i mbronte dhe arsimonte fëmijët e vet”, shkruhet në librin e tij.