Zhvillimet e fundit në Shqipëri diskutohen nesër në komisionet parlamentare të PE

Zhvillimet e fundit në Shqipëri do të jenë në qendër të diskutimeve të komisioneve parlamentare në Parlamentin Europian.

Mësohet se kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në PE, David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nënvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).