“ZHVATJA”, PROKURORIA: Po e deshifrojmë celularin e Janevës

në kategorine Lajme/Maqedoni

Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke bërë hetim intensiv financiar lidhur me rastin “Zhvatja”, për paratë e ryshfetit dhe ku kanë përfunduar ato. Siç njofton prokuroria, raporton SHENJA, po mbledhin vazhdimisht prova të reja që do të ndihmojnë në zbardhjen e gjendjes faktike.
Për momentin është duke vazhduar edhe ekspertiza e celularëve të konfiskuar të Katica Janevës, dhe po tentohet që të deshifrohen disa përmbajtje që i kanë gjetur aty.
Prokuroria themelore tha se në interes të hetimit nuk mund të japë informacione të tjera për atë se kush dhe kur do të thirret për deklaratë, ose se çfarë kanë gjetur nga hetimet, por premtoi se gjithçka që nuk e dëmton hetimin do të jetë në dispozicion të opinionit.
Prokuroria apelon që burim të vetëm të informacioneve të besueshme lidhur me këtë rast ta marrin institucionin prokurori, në mënyrë që të pengohet dezinformimi.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.