Zhiru i siguroi tre pika të rëndësishme Çellsit në luftën për vend në LK

Londër, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Lojtari ndërkombëtar francez në fanellën e Çellsit, Olivie Zhiru i solli një fitore shumë të rëndësishme (1:0) skuadrës së tij, në duelin e luajtur mbrëmë kundër Norviç në raundin e 36-të të Kampionatit anglez.

Zhiru e shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në fund të pjesës së parë.

Me tre pikët e reja, Çellsi ka siguruar vendin e tretë në tabelë në Premier ligë, “Blutë” tani kanë katër pikë më shumë sesa rivalët e tyre në Ligën e kampionëve, Mançester Junajted dhe Lester. Këto dy skuadra do të luajnë ndeshjet e tyre nga kjo xhiro nesër.

Norviç kohët e fundit i humbi shanset e tyre teorike për mbijetesë dhe do të luajë në ligën e dytë sezonin e ardhshëm. mb/

Таг