Zgjidhja e problemit me mbeturinat, Kasami: Së shpejti në Tetovë do të vijnë investitorë nga Austria dhe Zvicra

Shkup, 24 Tetor – I ftuar në Klan Debat kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në menaxhimin me mbeturinave ka investitor nga Austria dhe Zvicra të cilët janë të interesuar për të zgjidhur këtë problematik tonën duke bërë selektimin e tyre dhe zgjidjur atë dhe jo vetëm.

“Ky investim që do të kap vlerën e më shumë se 20 milion euro do të zgjidh problemin dekadësh të Tetovës me menaxhimin me mbeturinat”, u shpreh Kasami në Klan Macedonia.

Në emisionin Klan Debat, kryetari i partisë Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetar i komunës Bilall Kasami tha se i gjithë buxheti shkon për paga dhe përmbarues.

”Presioni është shtuar pas asaj që bëri BDI me këshillin e Tetovës dhe është më i ashpër, pas zgjedhjeve komunale na u largua mundësia me menaxhim të buxhetit pra nga java e kaluar gjitha pagesat shkojnë përmes vendimeve të përmbaruesve, në këto rrethana ne mund të bëjm vetëm pagesat të të punësuarve me vendime” – tha Kasami.