BDI: Rrethoni numrin 3 për vazhdimin e zhvillimit të mëtejshëm të Tetovës

Shkup, 14 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon me prezantimin e Programeve zgjedhore për çdo komunë. Sot prezantojmë prioritetet e punës në komunën e Tetovës, përkatësisht të kandidates për kryetare Teuta Arifi dhe Listës së këshilltarëve të udhëhequr nga Blerim Osmani.

Pikësynimet kryesore të Programit zgjedhor të BDI-së për Tetovën janë të përpiluara në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe kanë për qëllim vazhdimin e  punës për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës si një qytet i pastër dhe i gjelbër, me infrastrukturë të rregulluar rrugore, me infrastrukturë moderne shkollore për arsim cilësor, komunikacion të rregulluar dhe me administratë efikase që do të ofrojë shërbime të digjitalizuara.

Në këtë Program përveç projekteve për zhvillim infrastrukturor është pikërisht edhe shfrytëzimi i potencialit turistik të Malit Sharr që tashmë është shpallur Park Nacional, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, ekonomisë së gjelbër dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Agjenda e blertë nënkupton menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gazifikim, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.

Projektet  e Agjendës së blertë për Tetovën, pjesë e Programit zgjedhor të BDI-së janë:

– Vendosja e kontejnerëve gjysmë nëntokësor – projekti konsiderohet si hap i mëtejshëm në përmirësimin e kapaciteteve të ndërmarrjes publike dhe në ofrimin e shërbimeve nga kjo ndërmarrje,

– Furnizimi i shkollave me inverter dhe pastrues ajri,

– Hapësira të reja të gjelbra në qytet / Rregullim të hapësirave përreth lumit Shkumbin,

– Transport publik të zgjeruar,

– Ngarkesa në trafik buron edhe nga mungesa e vendeve të parkingjeve publike.

Prandaj intervenimi në sheshin kryesor të qytetit është i domosdoshëm. Në mandatin e ardhshëm synim parësor që Tetovës t’i japim një shesh publik urban dhe modern, i cili do të plotësojë nevojat e qytetarëve.

-Ndërtimi i shkollës së re fillore “Rilindja”në fshatin Sellcë, dhe

-Rikonstruimi i plotë i rrugës Tetovë-Vicë në Malësinë e Tetovës

Programi i BDI-së për Tetovën ka për synim ndërtimin e një komunë moderne dhe të zhvilluar, me kompetenca më të mëdha, më tepër financa, transparente dhe të përgjegjshme.

Në Program parashihet që në 100 ditshin e parë të mandatit të ardhshëm të realizohen disa projekte. Projekte reale, të arritshme, të cilat prekin më shumë sfera të jetës së përditshme të qytetarit. Që në 100 ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës, do të fillohet me realizimin e projekteve infrastrukturore, projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, arsimin, rininë, sportin dhe kulturën, rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale si dhe mbrojtjes sociale.

Ja disa nga projektet që do të realizohen:

– Kënde lojërash për fëmijë në disa lokacione nëpër qytet,

– Hapjen e pjesës së parë të Bulevardit B. Toska deri te shkolla tekstile,

– Rregullimin e shëtitores të lumit Shkumbin,

-Rikonstruimi të rrugës Nikolla Tesla dhe Mirçe Acev në Tetovë,

– Propozim deri tek këshilli komunal për reduktim në taksave të ndërtimit për të gjithë ata që do të aplikojnë për kulme të gjelbra,

– Rikonstruimin dhe ndriçimin e rrugës në f. Saraqinë,

– Vendosja e kontejnerëve gjysmë nëntokësor në 31 lokacione nëpër qytet,

– Furnizimi i shkollave me inverter (Kirili dhe Metodi, Istikbal,

Gjimnazi Kiril Pejçinoviq),

– Ndarja e NPK-së në dy drejtori, që do të mundësojë menaxhim më efikas dhe shërbime më cilësore për qytetarët,

– Ndërtimi i kopshtit për fëmijë në afërsi të Shkollës Fillore “Kirili dhe Metodi”,

– Qendër multifunksionale sportive në Qendrën Sportive në Tetovë,

– Përforcimi i Këshillit rinor lokal nëpërmjet organizimit të aktiviteteve për të rinjtë (aktivitete rinore)

-Digjitalizimin i shërbimeve komunale – projekt i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në vend, që do të mundësojë administratë më efikase dhe shërbime më cilësore ndaj qytetarit,

-Mbështetje për nxënësit me pengesa në zhvillim – përmes angazhimit të asistentëve personal, projekt i cili planifikohet që brenda 100 ditëve të implementohet edhe në Shkollën e Mesme Tekstile.

Bashkimi Demokratik për Integrim ofron një program mjaft ambicioz por në të njëjtën kohë të realizueshëm.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Tetovë me fillim në ora 20:00 do të mbajë Tubim parazgjedhor.

Vepro drejtë, voto blertë.

Bashkimi Demokratik për Integrim