“Zgjedhjet”, parregullsi të vogla të paraqitura në polici

Procesi i votimit zhvillohet në një atmosferë të qetë. Autoritetet policore thonë se kanë qenë sporadike rastet e tentimeve nga ana e disa qytetarëve për transport të organizuar votuesish, fotografim fletëvotimesh apo grafitë. Nga ana, tjetër, dalja në votime, e cila në orët e para të ditës reflektonte një disbalancë mes njësive zgjedhore, gjatë mesditës përjetoi një ngjitje të menjëhershme.

Autoritetet thonë se, gjithsesi, protokollet shëndetësore janë një përgjegjësi shtesë për votuesit. Këto zgjedhje të parakohshme janë të parat zgjedhje që zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të krizës disa mujore tashmë me koronavirusin.