Zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i shtetit sot në 17:00 jep qëndrimin zyrtar lidhur me vendimin e Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në një konferencë për median në orën 17:00 për të bërë publik qëndrimin zyrtar lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.

Dje mbërriti në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Më 2 dhjetor me zbardhjen e vendimit Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën shoqatës së bashkive e cila kërkonte që ta shpallte procesin si antikushtetues. Në vendim shkruhej se ky organ nuk ka kompetencë për verifikimin e kushtetushmërisë së procesit zgjedhor.